Facebook
Category: Islami për Krishterizmin
Published Date Hits: 3176
Print


Dedikuar adhuruesve të Krishtit


O Adhuruesit e Krishtit! 
Duam një pëgjigje!
O adhuruesit e Krishtit!
Ne duam një përgjigje për pyetjen tonë, nga të mençurit tuaj!
Nëse Zoti është vrarë nga disa veprime të njerëzve... çfarë lloj zoti na qenka ky? 



Ne habitemi! A u kënaq Ai me atë se çka i bënë Atij?
Nëse po,,të bekuar qofshin... 
e arritën kënaqësinë e Tij!

Por nëse Ai u dëshpërua... 
kjo do të thotë se fuqitë e tyre e tejkaluan të Tijën?!
A mbeti e gjithë ekzistenca pa një Ruajtës - Dëgjues ndaj çdo gjëje?
E kush pra iu përgjigj lutjeve?!
Toka dhe qiejtë a shkuan në pushim...
Kur u vendos Ai nën tokë dhe e mbuloi dheu (në varr)?!
A mbetën të gjithë botërat pa një Zot... për t’i udhëhequr,
Pasiqë duart e tij ishin të gozhduara?!

Pse nuk i ndihmuan engjëjt derisa e dëgjonin atë duke vajtuar?!
Si qëndruan drunjtë për ta mbajtur “zotin e vërtetë” derisa ai lidhej për ta?!
Si mundi hekuri ta arrij atë dhe të ngulitet në të dhe ta lëndojë?!
Si mundën duartë e armiqëve ta arrijnë atë dhe ta godasin nga prapa?!
Dhe, a u ringjall Krishti vetvetiu apo e ringjalli një zot tjetër?!
Çfarë mrekullie na qenka kjo! Një varr që e ka ngujuar një zot!
Por edhe më e çuditshme është barku i cili e mbajti atë brenda!
Ai qëndroi aty për nëntë muaj në errësirë absolute...duke u ushqyer me gjak!
E atëherë doli nga aty si një bebe e vogël, e dobët e duke kërkuar të ushqehet nga gjiri!
Ai hëngri dhe piu, dhe bëri edhe atë që vjen pas këtyre në mënyrë natyrale!
A është ky zot?!

I lartësuar qoftë Allahu nga gënjeshtrat e të Krishterëve!
Të gjithë ata do të llogariten për shpifjet e tyre!

O adhuruesit e kryqit...!
për çfarë arsye na qenka ai i lartësuar, e të mallkuar ata që e mohojnë?!
Nuk është nga e logjikshmja që të thyhet e të digjet ai (kryqi) bashkë me atë që e krijoi,
Përderisa Zoti u kryqëzua në të... dhe duart e Tij u lidhën në të?
Ai me të vërtetë është një kryq i mallkuar për ta bartur...
kështu që shkelni në të me këmbë, e mos e puthni kur ta shihni!

Zoti juaj u është abuzuar në të ... dhe ju prapë e adhuroni?
Pra ju jeni njëri nga armiqtë e tij!
Nëse e lavdëroni atë (kryqin) sepse e ka mbajtur “zotin e botërave”
Pse nuk po i përuleni dhe adhuroni varrezat, sepse varri ua ka marrë zotin tuaj brenda?



Pra, o adhurues të Krishtit. Zgjohuni.
Ky është fillimi i tij dhe fundi i tij.



Ibn Kajjim El-Xheuzijeh

http://www.islamifejaevertete.com



Shpërndaje këtë postim

Youtube
Degjoni Radio Pendimin
1Arsye
www.kohaislame.com
Koha
Reklamo

Video e zgjedhur për ju!

Abonohu për të na ndjekur

Fletëpalosjet

Fletushkat

Videot e fundit

You must have the Adobe Flash Player installed to view this player.
  • Lajmet e fundit
  • Më të klikuarat
  • Të Veçuara
Twitter