Facebook
Published Date Hits: 1619

 

Ç'kuptim kanë fjalët “Allahu teala dhe Allahu aze ve xhel”?


Pyetja:


Selam alejkum ue rahmetullahu ue berekatuhu!
1. Çfarë kuptimi kanë këto fjalë: “Allahu teala dhe Allahu aze ve xhel”
2. Kam dëgjuar se Zoti rri mbi Arsh, por çka është Arshi?
3. A lejohet të festosh Vitin e Ri?

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

1. Fjalët të cilat zakonisht i bashkëngjiten emrit të Allahut, si: "Allahu Teala" dhe "Allahu Azze ve Xhel", janë cilësi të Allahut të Lartësuar që tregojnë madhërimin dhe shenjtërimin e Allahut. Domethënia e "Teala" është "Madhështor", "i Ngritur", kurse "Azze ve Xhel" janë dy cilësi "Azze", "i Plotfuqishëm" dhe 'Xhel-le" do të thotë: "i Madhëruar" dhe "i Lartësuar".

2. Arshi është nga gjërat më të mëdha që Allahu i Lartësuar ka krijuar. Ai në Kuran thotë: "Ai është Zot i Arshit të madh!" (Teube, 129). Arshi është mbi qiejt dhe si vërtetohet në hadithe të sakta, është gjithashtu mbi xhenet. I Dërguari salallahu alejhi ue selem thotë: 

"Kur ta lusni Allahun për xhenetin, atëherë luteni për Firdevsul ala (shkalla më e lartë e xhenetit), pasi ajo është më e larta e xhenetit, është në mes të xhenetit dhe kulmi i tij është Arshi i Mëshiruesit (Allahut)." (Shënon Buhariu)


Ekzistojnë disa hadithe që vërtetojnë madhërinë dhe gjerësinë e Arshit, por nga pamundësia që të zgjerohemi me këtë rast do të mjaftohemi me kaq. Allahu e di më së miri!

3. Sa i përket festimit të festave, më herët kemi publikuar disa përgjigje. Aty e keni të trajtuar çështjen më gjerësisht.

Alaudin Abazi

11.1.2008

Burimi: http://www.klubikulturor.com/klubiri/?aid=1093

www.IslamiFejaeVertete.com

 

Shpërndaje këtë postim

Youtube
Degjoni Radio Pendimin
1Arsye
www.kohaislame.com
Koha
Reklamo

Video e zgjedhur për ju!

Abonohu për të na ndjekur

Fletëpalosjet

Fletushkat

Videot e fundit

You must have the Adobe Flash Player installed to view this player.
Twitter