Facebook
Category: Hadith dhe Sunet
Published Date Hits: 2178
Print


Dashuria ndaj Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, nuk mund të përmbushet pa e pasuar atë!


Ebu Umamete El-Bahiliu, radijall-llahu anhu, thotë:

"Më kapi për dore Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e më tha:

"Ebu Umame! Ka disa besimtarë që zemra e tyre më do mua". (sahih, transmeton Ahmedi, shiko: "Es-Sahiha", nr. 1095).

Çka përfitojmë nga ky hadith:

Kjo nuk mund të ndodh përpos se me pasim të sinqertë të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe askend tjetër përpos tij, sepse All-llahu, azze ve xhel-le, vetëm pasimin e tij e ka bërë argument për dashurinë e Tij, azze ve xhel-le, duke thënë:

"Thuaj: "Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t'ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë". (Ali Imran: 31).

Andaj a nuk ka ardhur koha për ata që supozojnë se e duan Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në bisedat dhe këndimet e tyre që të kthehen dhe të kapen për këtë dashuri të vërtetë e cila i shpien ata në dashurinë ndaj All-llahut, azze ve xhel-le, e mos të bëhen sikur ata për të cilët poeti ka thënë:

"Ban mëkat ndaj All-llahut dhe ti manifeston dashurinë ndaj Tij

pash Zotin kjo është e pa pranuar në analogji

po të kishe dashuri të sinqertë ndaj Tij do ta respektoje

sepse ai atë që do edhe e respekton".

Shiko: "Vargun e haditheve të vërteta", 3/86- 87.


Muhammed Nasirud-din Albani

Përktheu: Bekir Halimi - 04.06.2006

Shpërndaje këtë postim

Youtube
Degjoni Radio Pendimin
1Arsye
www.kohaislame.com
Koha
Reklamo

Video e zgjedhur për ju!

Abonohu për të na ndjekur

Fletëpalosjet

Fletushkat

Videot e fundit

You must have the Adobe Flash Player installed to view this player.
Twitter