Facebook
Category: Teuhid
Published Date Hits: 2221
Print


Teuhidi i All-llahut të Madhërishëm paraqet një vlerë madhështore, për faktin se atë All-llahu e bëri ANIJE TË SHPËTIMIT për robërit e Tij në këtë botë dhe në Botën e Pastajme.

 

Në këtë botë:

 

Ai që është nga njerëzit e Teuhidit (monoteistët islamë), si dhe jeton jetën e tij duke mos i bërë All-llahut shirk (ortak ) asgjë, atij All-llahu i dhuron siguri, qetësi, udhëzim e jetë të këndshme. Ashtu siç ka thënë i Lartësuari: Sa për ata që besojnë dhe nuk e molepsin besimin e tyre me padrejtësi, pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar."[1] 

 

Qëllimi i `padrejtësisë` në ajet ka për qëllim shirkun (idhujtarinë). Që d.t.th: Ai që nuk e përzien imanin (besimin) e tij më shirk në All-llahun, atij i takon siguria dhe udhëzimi.

 

I Lartësuari ka thënë: “Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë).[2]

 

Në Botën e Pastajme:

 

Ai që vdes në Teuhid (duke e njëshmëruar All-llahun) dhe e takon All-llahun duke mos i bërë shirk asgjë, hyn në Xhennet dhe e shpëton All-llahu nga Zjarri.

 

Në dy përmbledhjet e sakta përcillet se i Dërguari, sal-lAll-llahu `alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Vërtet Allahu ia ka ndaluar Zjarrit atë që thotë `La ilahe il-lAll-llahNuk meriton të adhurohet askush me meritë përveç All-llahut` dhe me atë e kërkon fytyrën e All-llahut.”[3]

 

Përktheu nga arabishtja:

Burim Koçinaj

19.09.2011



[1] Surja El-En`am: 82.

[2]Surja En-Nahël: 97.

[3] Shënojnë El-Buhari dhe Muslimi. El-Buhari (6/202) Muslimi në kapitullin `El-Iman` (1/61) me numër 54 nga hadithi i Itban ibën Malikut.

 

Përktheu nga arabishtja: Burim Koçinaj, 19.09.2011

Burimi: http://www.islamifejaevertete.com



Shpërndaje këtë postim

Youtube
Degjoni Radio Pendimin
1Arsye
www.kohaislame.com
Koha
Reklamo

Video e zgjedhur për ju!

Abonohu për të na ndjekur

Fletëpalosjet

Fletushkat

Videot e fundit

You must have the Adobe Flash Player installed to view this player.
  • Lajmet e fundit
  • Më të klikuarat
  • Të Veçuara
Twitter