Ulja e kokës gjatë përshëndetjes

Janë pyetur dijetarët e “Komisjonit të Përhershëm ”: Cili është gjykimi i uljes së kokës për muslimanin gjatë përshëndetjes?
Përgjigje: Nuk i lejohet muslimanit që ta ulë kokën kur përshëndet kushdo qoftë ai musliman apo jomusliman sepse kjo është prej xhesteve të të huajve ndaj të mëdhenjeve të tyre dhe se ajo i përngjason rukusë dhe “Rukuja është përshëndetje dhe madhërim vetëm për Allahun dhe askend tjetër.”
Shejkh: AbdulAziz bin Baz, Abdurr-Rrezak Afifi, Abdullah Gudejan, Abdullah bin Kaud. Nga përgjigjet e Komisjonit të përhershëm: (26/116)

Është pyetur shejkh Muhamed bin Salih El-Uthejmin –Allahu e mëshiroftë-: Si mendoni për disa njerëz, kur takojnë dikënd më të lartë në post apo pozitë, i përulet duke ulur kokën për të në shenjë respekti?
Përgjigje: Ne mendojmë se nuk lejohet, sepse pejgamberi –salAllahu alejhi ue sel-lem- ka ndaluar nga kjo dhe nuk lejohet për askënd që ta ulë shpinën e tij veçse për Allahun Zotin e botëve.
Sa i përket krijesave: Mos ja ul shpinën tënde atyre dhe akoma më keq është që ti behet sexhde, sepse sexhdja për krijesat është madhërim për ta dhe nënshtrim që konsiderohet nga shirku që të nxjerr nga Islami, (Allahut i kerkojmë mbrojtje).
Sa i përket uljes së kokës: ajo konsiderohet haram (e ndaluar) por që nuk arrin në kufirin e shirkut. Lika El-Bab El-Meftuh (104 pyetja nr:4)

Përktheu: Gentian Rushiti/udhaebesimtareve.com