Cili është gjykimi i faljes së namazit pas dikujt që shkruan “nuska”?

Cili është gjykimi i faljes së namazit pas dikujt që shkruan “nuska”?

Nëse “nuskat” që ai shkruan përmbajnë vetëm Kuran dhe lutje të sakta, namazi i falur pas tij është i saktë.

Duhet të theksojmë se veprimi i atij personi që shkruan “nuska” me Kuran, është gabim, sepse nuk lejohet mbajtja e nuskave.

Por nëse nuskat përmbajnë shkrime apo simbole idhujtarie, nuk lejohet falja e namazit pas këtij personi (që i shkruan). Gjithashtu i duhet tërhequr vërejtja dhe i duhet sqaruar se ky veprim është shirk (idhujtari).

Komisioni i Përhershëm i fetvave 3/65

Përktheu: Shuajb Rexha/udhaebesimtareve.com