A lejohet të shkosh tek magjistari për të larguar magjinë?

Është pyetur shejh Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë) për dispozitën e largimit të magjisë duke përdorur vetë magjinë në raste të domosdoshme?

PërgjigjE: Nuk lejohet kurimi i magjisë duke përdorur magjinë, sepse  Pejgamberi (paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të) kur është pyetur për prishjen e magjisë tek magjistari, ka thënë: “Ajo është prej punëve të shejtanit”.

Sepse prishja e magjisë tek magjistari, përmban thirrjen e xhindve dhe kërkimin e ndihmës prej tyre, dhe kjo vepër është shirk (idhujtari) i madh. Allahu i Lartësuar e ka përmendur çështjen e dy Engjëjve kur ata u thonin njerëzve që donin të mësonin magjinë: Këta engjëj nuk i mësonin ndokujt magji, pa i thënë: “Ne jemi dërguar për t’ju vënë në provë, andaj ti mos u bëj mohues (duke mësuar apo ushtruar magjinë)!” [Bekare: 102].

Dhe para këtyre fjalëve, Allahu i Lartësuar thotë: “ Dhe shkuan pas shpifjeve që bënin djajtë kundër mbretërisë së Sulejmanit. E Sulejmani nuk ishte mohues, por djajtë ishin mohues. Ata u mësonin njerëzve magjinë dhe dijeninë që u ishte dërguar dy engjëjve në Babiloni – Harutit e Marutit. [Bekare: 102].

Pas këtyre fjalëve Allahu i Lartësuar thotë: Këta engjëj nuk i mësonin ndokujt magji, pa i thënë: “Ne jemi dërguar për t’ju vënë në provë, andaj ti mos u bëj mohues (duke mësuar apo ushtruar magjinë)!” Dhe njerëzit mësuan nga këta të dy se si t’i ndajnë bashkëshortët. Por magjistarët nuk mund t’i bëjnë dëm askujt pa lejen e Allahut. E megjithatë, njerëzit mësojnë ato gjëra që i dëmtojnë e nuk u bëjnë dobi. Në të vërtetë, ata e dinin se ai që e përvetësonte këtë mjeshtëri, nuk do të kishte kurrfarë të mire në jetën tjetër. Eh, sa e keqe është ajo për të cilën shitën shpirtrat e veta! Ah, sikur ta dinin ata! Sikur ata të besonin dhe të ruheshin (nga gjynahet), shpërblimi i Allahut do të ishte më i mirë.  Ah, sikur ta dinin ata! “. [Bekare: 102-103].

Në këto dy ajete, ka paralajmërim të qartë nga të mësuarit e magjisë dhe mësimin e saj të tjerëve.

Aty paralajmërohet: Se kjo punë është vepër e shejtanit.

Se mësimi i magjisë është mohim që bie ndesh me besimin.

Dhe se nëpërmjet magjisë mund të ndahet burri prej gruas dhe kjo është prej zullumit më të madh dhe shkatërrimit në tokë.

Gjithashtu,  çdo gjë që ndodh prej të keqes apo të mirës, ndodh me lejen e Allahut dhe kur themi  me lejen e Allahut kemi për qëllim atë që Ai ka lejuar të ndodhë në ligjet e Tij UNIVERSALE.

Po ashtu përfitojmë, se të mësuarit e magjisë dëmton dhe nuk bën aspak dobi.

Ahtu sikurse  ai që e vepron (magjinë) nuk posedon asgjë tek Allahu. Që do të thotë: Nuk posedon asnjë të mirë tek Allahu dhe ky është kërcënim i madh që e bën njeriun të ndalet nga mësimi i magjisë apo që tua mësojë atë të tjerëve.

Gjithashtu mësojmë se Allahu i poshtëron ata që merren me magji siç ka thënë në fjalën e Tij: “ Eh, sa e keqe është ajo për të cilën shitën shpirtrat e veta! Ah, sikur ta dinin ata! dhe qëllimi me shitjen këtu është ajo çka ata blenë në realitet.

Në këto ajete Allahu i Lartësuar na lajmëron se kjo vepër (magjia) bie nesh me besimin dhe devotshmërinë.

Pa të gjitha këtyre fakteve që u thanë, i bëhet e qartë secilit prej muslimanëve ndalimi i rreptë i mësimit të magjisë si dhe dëmi dhe shkatërrimi i madh që vjen si pasojë e kësaj vepre.  Ashtu sikurse është mohim pas besimit dhe dezertim nga islami. Allahu na ruajt nga diçka e tillë! Prandaj muslimani duhet të mjaftohet me shërimin e lejuar dhe kurat e lejuara, e jo me atë që e ka ndaluar Allahu. Prej Allahut vjen suksesi.

[Mexheletu Dave: datë: 10-11-1414h].

Përktheu Ylli Rama/udhaebesimtareve.com