Sekti i devijuar i quajtur “Xhemati Musliman Ahmedia” dhe argumentet për mosbesimin e tyre

Sekti i devijuar i quajtur “Xhemati Musliman Ahmedia” dhe argumentet për mosbesimin e tyre

 

E falënderojmë Allahun e Lartësuar për të gjitha mirësitë e Tij. E falënderojmë Allahun i Cili zbriti ajetin: “Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj” (Surja El-Maide, ajeti 3). Falënderuar qoftë Ai që përmes të Dërguarit të Tij të fundit shpalli: Bijtë e izraelit udhëhiqeshin nga profetët, sa herë që vdiste njëri prej tyre një profet tjetër e pasonte atë, e ndërsa pas meje nuk ka më profet, por do të ketë halifë . (Transmeton Buhariu nr. 3455, Muslimi nr. 1842 etj.)

Kjo fe është garantuar nga Allahu i Lartësuar se do të jetë e ruajtur dhe e mbrojtur nga të gjitha devijimet e brendshme dhe të jashtme dhe kjo nuk nënkupton se nuk do të ketë përpjekje për ta devijuar këtë fe, përkundrazi, do të përpiqen të gjithë që ta devijojnë këtë fe por çdoherë do të dallohet e vërteta nga e kota, shpallja nga gënjeshtra dhe Islami i vërtetë nga sektet që pretendojnë se janë muslimanë.

Pas vdekjes së Pejgamberit të Zotit, Muhamedit sal-lallahu alejhi ue selem, dolën shumë njerëz ose grupe me devijime të ndryshme. Disa thanë se dhënia e zekati ishte obligim vetëm sa ishte gjallë i Dërguari i Allahut, dikush tjetër më vonë shpalli vetën profet dhe i ftoi të tjerët ta besojnë atë dhe të largohen nga feja e Muhamedit duke pretenduar se ka profet edhe pas tij, nga këta profetë po përmendim Musejleme El-Kedhab, i cili u vet-shpall profet. Më pas dolën grupe tjera siç janë Shijat (Shiitet ose Rafiditë) të cilët Aliun (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) e bënë më të lartë se Profetin Muhamed ndërsa më vonë u thelluan aq shumë sa që e bënë më të lartë se vet Allahun. Në të njëjtën koha dolën Khauarixhët të cilët të njëjtin person që Shijat e barazuan me Allahun, ata e shpallën jobesimtar dhe e vranë.

Më pas gjatë historisë islame dolën shumë grupe të cilat kryesisht kishin mendimet e tyre të devijuara në lidhje me Emrat dhe Cilësitë e Allahut të Lartësuar, ose me besimin dhe përkufizimin e tij, ose me caktimin e kështu më radhë. Më vonë u shfaqën grupe tjera të cilat devijimet e tyre i kishin në adhurimin e Allahut duke i shoqëruar Allahut ortakë në adhurim dhe duke bërë vepra tjera që në terminologjinë islame quhen Shirk që nënkupton të mos bëhet adhurimi i cilët vetëm për Allahun por të përzihet me ndërmjetësues të ndryshëm. Sufitë ishin ata që kërkonin ndërmjetësim te njerëzit e tyre të mirë të vdekur për faljen e mëkateve të tyre. Shkuan aq larg sa që adhuruan varret e njerëzve të tyre të mirë.

Grupe të ndryshme në vende të ndryshme, por që kryesisht zhdukeshin pas një kohe duke mos pasur pasues dhe mbështetës me përjashtime të disa grupeve siç janë Shijat dhe Sufitë të cilët mbështeten nga qeveritë e ndryshme të lindjes dhe të perëndimit për t’u përhapur në mesin e muslimanëve.

Kështu në vitin 1889 në Indi doli një person i cili fillimisht thërriste në Islam por që më pas kur bëri pak përkrahës shpalosi fytyrën e tij të vërtetë dhe filloi duke pretenduar se ai është Imam Mehdiu të cilin muslimanët e presin për t’u paraqitur para Kiametit që të jetë imami dhe udhëheqësi i të gjithë muslimanëve në atë kohë. Ky gënjeshtar quhet Mirza Gulam Ahmed El-Kadjani dhe ka lindur me 1835 ndërsa ka vdekur më 1908.

Mirza Gulam Ahmed El-Kadjani fillimisht pretendoi se është Imam Mehdiu, ndërsa më pas pretendoi se është Mesihu i premtuar (që sipas besimit të tij nuk është Isai alejhisselam, ngase ky i fundit sipas tij ka vdekur, por Allahu e thotë të kundërtën në librin e tij të zbritur Muhamedit – Kuranin). Këtë çështje do ta shtjellojmë më poshtë pak më gjerësisht), më vonë pretendoi se është profet i ri dhe çdoherë duke qenë këmbëngulës se po i zbret shpallja. Pretendonte se ai ishte një njeri por me dy funksione, ishte edhe Imam Mehdiu edhe Mesihu i premtuar.

Thuhet se ka fundi i jetës së tij pretendoi se është Krishna, ndërsa dihet mirë se Krishna për hindusët është sikur Allahut për muslimanët.

Ky sekt kryesisht është i përhapur në Indi dhe Pakistan, por ka edhe përfshirje mjaftë të madhe në Afrikë ku thuhet se ka mbi 5,000 thirrës të këtij sekti, përveç kësaj ka përfshirje edhe në Izrael dhe në shumë shtete perëndimore, ndërsa pas viteve të 90’ kanë hyrë edhe në Shqipëri ku kanë hapur një xhami me dy minare dhe qendër takimesh në autostradën Tiranë-Durrës dhe ku shpesh dalin nëpër rrugë duke shpërndarë libra, revista dhe fletëpalosje. Revista e tyre e botuar në formë periodike quhet “Vërtetësia”. Viteve të fundit kanë filluar aktivitetin e tyre edhe në Kosovë, ku janë parë në Prishtinë, Pejë dhe në qytete tjera duke shpërndarë materialet e sektit të tyre. Kryesisht afër universitetit dhe nëpër rrugë afër kafeterive ku ka më shumë të rinj.

Ata kanë sloganin e tyre “Dashuri për të gjithë dhe urrejtje për askënd”, dhe përdorin shumë fjalë të cilat i duan të gjithë njerëzit si: paqe, dashuri, humanitet, njerëzore, dhembshuri, mirësi, dashamirësi, bashkim, etj… përmes të cilave joshin të rinjtë të cilët nuk kanë dije në lidhje me sektin e tyre.

Ajo që dallohet nga ta duke u bazuar në disa debate që kisha më ta online është se nuk kanë dije fetare aspak, madje sikur flet me ndonjë të krishterë ose ateist i cili nuk di për asnjë rregull islam dhe për asnjë parim për të cilin të gjithë muslimanët e globit për 14 shekuj me radhë janë unanim.

Para se të sjellim disa fakte konkrete nga vet shkrimet e tyre doja që fillimisht të sjell fetvanë e dijetareve muslimanë mbi këtë sekt të devijuar:

Komisioni i përhershëm për fetva kur është pyetur për këtë sekt ka dhënë këtë përgjigje:

Është lëshuar më herët një vendim (gjykim) i qeverisë së Pakistanit ku tregohet se ky fraksion është i dalur nga Islami. Gjithashtu kemi një gjykim nga “Liga Botërore Islame” me qendër në Mekë si dhe nga “Konferenca e Organizatave Islame” që është mbajtur në “Ligën Botërore Islame” në vitin 1394 sipas hixhretin (1975 G.) ku kanë botuar dhe një shkrim rreth parimeve të këtij sekti, si dhe ku lindi etj, duke qartësuar mësë miri të vërtetën rreth tyre. Përmbledhje e kësaj është se ky fraksion pretendon se Murza Gulam Ahmed el-Hindi është Profet të cilit i zbret shpallje hyjnore dhe se nuk i quhet islami askujt derisa të besojë në të. Ai ka jetuar në shekullin 13-të, ndërkohë Allahu në Kuran na ka lajmëruar se Profeti Muhamed (alejhissalatu uesselam) është vula e të gjithë profetëve. Gjithashtu dijetarët islamë kanë mendim unanim se kushdo që pretendon se mund të ketë profet tjetër pas Muhamedit (alejhissalatu uesselam) dhe se atij i zbret shpallje hyjnore nga Allahu ai është kafir (jobesimtar) sepse ka përgënjeshtruar Librin e Allahut, hadithet e sakta profetike të cilat tregojnë qartë se Muhamedi është vula e të gjithë profetëve dhe gjykimin unanim të dijetarëve.

Komisioni i Përhershëm i Fetvasë
Mbretëria e Arabisë Saudite
Fetvaja nr. 1615
V. 2 fq. 312

(Burimi i përgjigjes në shqip: LHSH)

 

Argumentet e mosbesimit të tyre

Me që zakonisht pala e kundërt thekson me shumë mllef se ne po i shpallim ata jobesimtarë duke u bazuar në librat tona, atëherë përzgjodha si metodë që ta dëshmoj kufirin (mosbesimin) e tyre përmes vet shkrimeve të tyre të publikuara në webfaqën e tyre zyrtare të mirëmbajtur nga xhemati i sektit Ahmedi në Shqipëri (D.m.th. janë marr me kopjim duke i ikur mundësisë për akuzë se mund ta kemi shtuar ose fshirë ndonjë fjalë ose fjali.).

  1. Mirza Gulam Ahmed El-Kadjani pretendon se komunikon me Allahun dhe se ai është profet.

Argumentet se personi i cili pretendon këtë gjë është kafir janë:

Muhamedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve; Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.” (Surja El-Ahzab, ajeti 40).

Gjithashtu në një hadith të saktë profetik Muhamedi (alejhissalatu uesselam) thotë:

Unë jam vula e profetëve dhe nuk ka më profet tjetër pas meje.” Transmetuan Buhariu dhe Muslimi.”

Ka edhe argumente tjera, por natyra e shkrimit është që të mos thellohemi në argumentet tona por ta dëshmojmë mosbesimin e tyre me tekstet e tyre.

(fotografitë që do t’i shihni në vijim janë kopjim direkt nga webfaqja e Ahmedive shqipfolës dhe nuk kanë asnjë ndërhyrje në tekst. Shkrimi me të zezë janë fjalët e tyre, ndërsa teksti me të kuqe janë komentet tona)

Argumentet:

ar1

Edhe një shembull tjetër:

ar3

 

2. Mirza Gulam Ahmed El-Kadjani pretendon se është Imam Mehdiu dhe Mesihu i premtuar, dy funksione në një person. Kush e thotë këtë ka bërë kufër.

Argumenti:

ar2

Ndërsa hadithin “Nuk është Mehdiu vetëm se Isai i biri i Merjemes (alejhi selam).” E transmeton Ibën Maxhe dhe hadithi është i dobët dhe në kundershtim me të gjitha hadithet tjera që kanë ardhur me transmetime të sakta për këtë temë.

 

3. Pretendimi se pasuesit e këtij sekti komunikojnë me Zotin dhe shpifja e tyre se edhe Sahabët paskan veptuar njëjtë duke cituar “Mjaft prej tyre shohin ëndrra të vërteta dhe gëzojnë komunikimin me Zotin njësoj si Sahabët

Argumenti:

ar4

 

4. Përgënjeshtrimi i ajetit kuranor ku Allahu përmend se e ka ngritur Isain pranë Vetës dhe akuza se muslimanët për 13 shekuj më radhë e paskan keqkuptuar këtë çështje. Përveç kësaj prapë përsërisin se Imam Mehdiu dhe Mesihu i premtuar janë një person i vetëm.

ar5

 

5. Devijimet e tyre nuk kanë të ndalur:

Screenshot_1

 

Më tutje do të sjellim fotografinë e themeluesit të tyre, fotografinë e Halifës aktual si dhe fotografi nga aktiviteti i tyre në mënyrë që të mos befasohemi kur në ndonjë ditë t’i gjejmë materialet e tyre në shtëpitë tona ashtu siç më ndodhi mua personalisht kur motra ime u kthye nga Universiteti dhe solli disa revista dhe fletëpalosje të shpërndara nga pasuesit e sektit Ahmedi në Prishtinë (viti 2011). Elhamdulilah që në mesin e tyre qëlloi një hoxhë dhe njohës i këtij sekti por sikur këto materiale të arrijnë shtëpitë e atyre që nuk dinë për fe…?!

  1. Mirza Gulam Ahmed El-Kadjani, themelues i sektit Ahmedi.

Mirza Gulam Ahmed Kadjani

 

  1. Mirza Masrur Ahmed, Halifi aktual (dhe i pesti më radhë) i xhematit Ahmedi.

Sekti Ahmedij Kadjani - Xhemati Musliman Ahmedia - Ahmediati.3

 

  1. Revista “Vërtetësia” të cilën e shpërndajnë në trojet tona lirshëm dhe pa i penguar askush.

Sekti Ahmedij Kadjani - Xhemati Musliman Ahmedia - Ahmediati.5

Sekti Ahmedij Kadjani - Xhemati Musliman Ahmedia - Ahmediati.7

 

  1. Një nga fletëpalosjet që kanë shpërndarë në qytetet tona.

Sekti Ahmedij Kadjani - Xhemati Musliman Ahmedia - Ahmediati.2Sekti Ahmedij Kadjani - Xhemati Musliman Ahmedia - Ahmediati

 

5. Aktiviteti në terren. Foto duke shpërndarë në Tiranë dhe në Pejë.

Në Tiranë:

Shperndarja ne Tirane

Në Pejë:

Sekti Ahmedij Kadjani - Xhemati Musliman Ahmedia - Ahmediati.4

 

Xhamia e tyre e vetme në trojet tona dhe qendra e bashkimit të tyre është xhamia me dy minare në autostradën Tiranë-Durrës.

Xhamia e Xhemtit Ahmedi ne Shqiperi, Autostrada Tirane-DurresXhamia e Xhemtit Ahmedi ne Shqiperi, Autostrada Tirane-Durres2

 

Mund të kishim shtuar edhe shumë fakte mbi këtë sakt por mendoj se çdo njeriu mendjeshëndoshë do t’i mjaftojë kjo që ka lexuar dhe parë këtu për ta kuptuar të vërtetën në lidhje me këtë sekt të devijuar.

Janë edhe disa fakte interesante në lidhje me vdekjen e themeluesit të këtij sekti Mirza Gulamit, për të cilat do ta lejmë të flasë hoxhë Ahmed Kalanë:

 

www.FejaeVertete.com​

Si i erdhi vdekja Ahmed Kadjanit?(Themeluesit te sektit Ahmedi)Hoxhë Ahmed Kalaja#Shpërndaje – FejaeVertete.com

Publié par FejaeVertete.com sur samedi 25 mars 2017

 

Ndoshta do te ishte mirë të përmendim se ka fakte të shumta se këta janë të mbështetur nga britanikët kolonistë në mënyrë që ta shëmtojnë Islamin në Indi i cili aso kohe ishte shumë i fortë dhe lulëzues, por nuk po thellohemi më shumë në këtë pikë ngase mendojmë se me kaq do të arrihet qëllimi ynë.

Në fund, falënderojmë Allahun e Lartësuar për të gjitha mirësitë e Tij, ndërsa mirësia më e madhe është Islami, i cili është i pastër dhe i dëlirë nga të gjitha akuzat dhe shpifjet që bëhen në emër të tij.

Islami është i qartë dhe i thjeshtë dhe kush i mbështetet Allahut të Plotfuqishëm që ta kuptojë fenë drejt do ta kuptojë atë!

Ues-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuh

Përgatiti: Liridon H. Tërstena

Burimi: www.FejaeVertete.com