Rreth sektit Ahmedi, Kadjanitë

Rreth sektit Ahmedi, Kadjanitë

Komisioni i Përhershëm i Fetvasë
Mbretëria e Arabisë Saudite
Fetvaja nr. 1615
V. 2 fq. 312

Pyetje: Po bëhet fjalë për një fe të re që njihet me emertimin “Ahmeditë”. Cili është gjykimi për këtë fe të re që ka dalur dhe ndjekësit e saj? Kjo fe paralajmëron njerëzit që të kenë kujdes të mësojnë diç nga Kurani apo nga emrat e Allahut, madje e bëjnë të ndaluar të rënët salavat për Profetin Muhamed (alejhissalatu uesselam). Ku ka dalur kjo fe dhe cili është gjykimi për ata njerëz që kanë dëshirë ti bashkangjiten kësaj feje?

Përgjigje: Është lëshuar më herët një vendim (gjykim) i qeverisë së Pakistanit ku tregohet se ky fraksion është i dalur nga Islami. Gjithashtu kemi një gjykim nga “Liga Botërore Islame” me qendër në Mekë si dhe nga “Konferenca e Organizatave Islame” që është mbajtur në “Ligën Botërore Islame” në vitin 1394 sipas hixhretin (198…) ku kanë botuar dhe një shkrim rreth parimeve të këtij sekti, si dhe ku lindi etj, duke qartësuar mësë miri të vërtetën rreth tyre. Përmbledhje e kësaj është se ky fraksion pretendon se Murza Gulam Ahmed el-Hindi është Profet të cilit i zbret shpallje hyjnore dhe se nuk i quhet islami askujt derisa të besojë në të. Ai ka jetuar në shekullin 13-të, ndërkohë Allahu në Kuran na ka lajmëruar se Profeti Muhamed (alejhissalatu uesselam) është vula e të gjithë profetëve. Gjithashtu dijetarët islamë kanë mendim unanim se kushdo që pretendon se mund të ketë profet tjetër pas Muhamedit (alejhissalatu uesselam) dhe se atij i zbret shpallje hyjnore nga Allahu ai është kafir (jobesimtar) sepse ka përgënjeshtruar Librin e Allahut, hadithet e sakta profetike të cilat tregojnë qartë se Muhamedi është vula e të gjithë profetëve dhe gjykimin unanim të dijetarëve.

Komisioni i Përhershëm i Fetvasë
Mbretëria e Arabisë Saudite
Fetvaja nr. 4317
V. 2 fq. 313

Pyetje: Dëshiroj të na nderoni duke na treguar gjykimin islam rreth grupit (sektit) Kadjani dhe profetit të tyre të pretenduar Murza Gulam Ahmed el-Kadjani.

Përgjigje: Vargu profetik është mbyllur me Profetin tonë Muhamedin (alejhissalatu uesselam). Nuk ka më të dërguar pas tij. Kjo mbështet qartë në Kuran dhe në traditën profetike. Kushdo që pretendon profetësinë pas kësaj është gënjeshtar. I tillë ëhstë dhe Gulam Ahmed el-Kadjani. Pretendimi i tij se është profet është gënjeshtër dhe ajo që besojnë Kadjanët rreth profetësisë së tij është gënjështër. Për këtë arsye në Këshillin e Dijetarëve të mëdhenj në Mbretërinë e Arabisë Saudite është dhën një deklaratë më parë ku Kadjanët konsiderohen sekt mohues (jobesimtar).

Komisioni i Përhershëm i Fetvasë
Mbretëria e Arabisë Saudite
Fetvaja nr. 8536
V. 2 fq. 314

Pyetje: Cili është dallimi mes muslimanëve dhe Ahmedive (kadjanive)?

Përgjigje: Muslimanët janë ata që e adhurojnë Allahun të vetëm pa ortak, ndjekin të Dërguarin e Tij Muhamedin (alejhissalatu uesselam) dhe besojnë se Muhamedi është vula e të gjithë profetëve, kështu që nuk ka më profet tjetër pas tij. Kurse Ahmeditë të cilët janë pauses të Murza Gulam Ahmedit janë kafira (jobesimtarë) dhe jo muslimanë, sepse besojnë që Murza Gulam Ahmedi është profet i ardhur pas Muhamedit (alejhisslatu uesselam). Cdo kush që beson kështu konsiderohet kafir (jobesimtar) tek të gjithë dijetarët islamë duke u bazuar te ajeti Kuranor: “Muhamedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve; Allahu është i Gjithë-dijshëm për çdo gjë.” Surja El-Ahzab 40. Gjithashtu në një hadith të saktë profetik Muhamedi (alejhissalatyu uesselam) thotë: “Unë jam vula e profetëve dhe nuk ka më profet tjetër pas meje.” Transmetuan Buhariu dhe Muslimi.

 

Burimi: LidhjaHoxhallareve.com