Kush janë Dëshmitarët e Jehovait?

Kush janë Dëshmitarët e Jehovait?

Dëshmitarët e Jehovait!
“Jehova” është Zoti në gjuhën hebreje. Ata njihen ndryshe si “Kulla e Vrojtimit”. Pretendojnë se janë të krishterë, por realiteti tregon se të krishterët nuk i pranojnë si të tillë. Disa nga të krishterët mendojnë se ata kan ardhur me gjera të re!
Disa të tjerë mendojnë se ata janë të pafe dhe shkaku që i konsiderojnë të tillë është sepse dëshmitarët e Jehovait nuk besojnë se Isai është Zot! Megjithëse ata e besojnë se ai (Isai) perëndi prej perëndive që do të thotë është Zot i gradës së dytë -Allahu na ruajt nga diçka e tillë!-
Po kështu mendojnë edhe pasuesit e dëshmitarëve të Jehovait për të Krishterët, deri sa tek lista e gjërave të ndaluara përfshihet edhe “shkuarja në kishë” dhe se secila palë e akuzon tjetrën se kopjoja e Unxhilit që posedon është e fallsifikuar!
Ajo që vihet re është se dëshmitarët e Jehovait janë nën mbikqyrjen e jehudëve dhe se ata reklamojnë besimin dhe mendimet e tyre, e në veçanti ato mendime që kanë të bëjnë me fundin e botës.
Gënjeshtra e profetësisë së tyre është zbuluar shumë qartë disa herë kur ata kanë pretenduar fundin e botës dhe të njerzimit, gjë që nxiti shumë grupe t’i braktisin dhe më pas të hiqnin dorë nga mendimet e tyre.
Besimet e “Dëshmitarëve të Jehovait”!

Prej besimeve të tyre është: Isai i biri i Merjemes, është krijesa e parë dhe më madhështore e Zotit të Lartësuar, ndaj dhe e meritoi të ishte Zot!
Dhe se ai (Isai) është i cili i krijoj krijesat!
Dhe se ai jeton në qiell si Engjëjt me emrin Mikail -kryetari i melaikeve-
Dhe se në tokë është njeri me emrin “Shpëtimtari Krisht”!
Ata besojnë se gjykata supreme e organizatës së tyre është e zgjedhur dhe drejtohet prej Zotit!
Dhe se ajo (organizata) është burimi i vetëm që përcjell udhëzimet e Zotit tek njerëzit.

Sa i përket gjykimit të tyre si jobesimtarë, themi se nuk ka dallim mes tyre dhe të krishterëve të tjerë, sepse realisht të gjitha grupacionet e krishtera kanë në përbërje të besimit të tyre idhujtarinë.
Përderisa “Dëshmitarët e Jehovait” pretendojnë se janë të krishterë dhe reklamojnë Unxhillin, atëherë edhe ata përfshihen në grupacionet e krishtera dhe automatikisht marrin gjykimin e grupacioneve të tjera krishtere.

Në librin: “Enciklopedia e thjeshtësuar rreth Feve, grupacioneve dhe partive bashkëhore”: 2/658, në përshkrimin e “Dëshmitarëve të Jehovait” thuhet:
“Ata janë organizatë fetare dhe politike, që veprojnë fshehtas në politikë dhe haptas në predikim. Ata u shfaqën në Amerikë në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Dhe siç pretendojnë edhe vetë, ata janë prej organizatave të krishtera.
Por realiteti tregon se ata janë nën mbikqyrjen e çifutëve dhe se punojnë për ta.
Gjiashtu ajo njihet si “Organizata e Botës së re” përveç emrit që njihet si “Dëshmitarët e Jehovait” me të cilin është njohur zyrtarisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1931 para se të njihej me këtë emër.
Gjithashtu në këtë libër thuhet: “Mund të llogaritet prej grupacioneve të krishtera me një botkuptim të veçantë, vetëm se ata janë nën mbikqyrjen e çifutëve në mënyrë shumë të qartë si dhe besojnë besimet e çifutëve në përgjithësi dhe punojnë për të mirën e çifutëve. Ata janë ndikuar me mendimet e filozofisë së vjetër e të asaj Greke në veçanti.

Nga libri: ” Enciklopedia e thjeshtësuar rreth Feve, grupacioneve dhe partive bashkëhore”: 2/660.

Përktheu Ylli Rama/udhaebesimtareve.com/