Gjykimi i Islamit ndaj sektit Kadjani dhe pasuesve të tij

Gjykimi i Islamit ndaj sektit Kadjani dhe pasuesve të tij

 

Falënderimi i takon Allahut dhe lavdërimi e shpëtimi qofshin për të Dërguarin e Allahut, familjen dhe shokët e tij si dhe mbi të gjithë ata që udhëzohen me udhëzimin e tij. E më pas:

Këshilli i Akademisë Islame të Fikhut e ka shtjelluar në takimin e tij temën që ka të bëjë me sektin e Kadijanive, i cili është shfaqur në Indi në shekullin e kaluar (19 – tin) dhe i cili grup emërtohet gjithashtu si Ahmedi. Këshilli ka shqyrtuar fenë e tyre në të cilën ka thirrur themeluesi i kësaj feje, Mirza Gulam Ahmed

El Kadijani në vitin 1876 i cili pretendonte se:

–          Është Pejgamber të cilit i vjen shpallja,

–          Ai është Mesihu (shpëtimtari) i premtuar,

–          Pejgamberllëku nuk ka përfunduar me zotërinë tonë Muhamedin, të dërguarin e Islamit. (sikur që dëshmon për këtë besimi i muslimanëve i mbështetur nga argumentet e qarta prej Kuranit të madhërishëm dhe Sunetit).

–          Ai pretendon se atij i ka zbritur shpallje dhe se i janë shpallur më shumë se dhjetë mijë ajete,

–          Ai që e mohon atë është mosbesimtar,

–          Muslimanët e kanë obligim ta kryejnë haxhin në Kadijan, ngase ai është vend i shenjtë sikurse Meka dhe Medina.

–          Kadijani është vendi i emërtuar në Kuran me El Mesxhidul Aksa.

 

Të gjitha këto janë të cekura në librin e tij të publikuar me titull “Berahin Ahmedije” (Fakte Ahmediane) dhe në shkresën e tij të publikuar me titull: “Et Teblig” (Kumtimi)

Gjithashtu, Këshilli ka shqyrtuar fjalët dhe deklaratat e Mirza Beshirud-din b. Gulam Ahmed El Kadijani dhe pasardhësit të tij, e prej tyre deklarata e tij në librin e tij të titulluar: “Ajne Sadakt” (fq: 35): “Çdo musliman i cili nuk ia ka dhënë besën Shpëtimtarit të premtuar (d.m.th. babait të tij, Mirza Gulam Ahmedit), qoftë nëse ka dëgjuar për emrin e tij apo nuk ka dëgjuar, ai është mosbesimtar dhe ka dalë nga feja Islame.”. Po ashtu, fjala e tij në gazetën e tyre kadijane të quajtur: “El Fadl” ku ai transmeton nga babai i tij, vetë Gulam Ahmedi, se ka thënë: “Ne dallojmë nga muslimanët në çdo gjë: Në besimin tonë në Allahun, në të Dërguarin, Kuranin, Namazin, Agjërimin, Haxhin dhe në Zekatin. Në të gjitha këto, mes nesh dhe tyre dallimi është esencial.” (Gazeta El Fadl më: 30 Korrik 1931)

Gjithashtu në të njëjtën gazetë (vëllimi i tretë) është përmendur fjala e tij e cituar si më poshtë: “Mirza është pejgamberi Muhamed (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të)” Ai ka pretenduar se kjo është në pajtim me ajetin kuranor i cili tregon fjalët e Isës (alejhis selam): “Dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!” (Es Saff: 6) (Shiko librin: “Indharul Hilafe”, fq: 21)

Këshilli ka shqyrtuar edhe atë që e kanë shkruar dhe publikuar dijetarët dhe mendimtarët muslimanë të besueshëm për sektin e Kadijanive – Ahmedive për të treguar se ata kanë dalë nga Islami në tërësi.

Mirza Gulam Ahmed Kadjani

Duke u mbështetur në këtë, parlamenti rajonal i krahinës së kufirit verior në shtetin e Pakistanit në vitin 1974 mori vendim ku deputetët e tij votuan njëzëri se sekti kadijani konsiderohet si një pakicë jomuslimane. E më pas deputetët e parlamentit shtetëror (i cili përfshin të gjitha krahinat), u pajtuan unanimisht që të konsiderohet sekti kadijani si një pakicë joislame.

I shtohet besimit të tyre edhe ajo që është vërtetuar me citate të qarta nga librat e vetë Mirza Gulam Ahmedit si dhe nga shkresat e tij dërguar qeverisë angleze në Indi, ku përmes shpalljes se ndalohet xhihadi mundohej të përfitonte simpatinë dhe mbështetjen e saj. Ai e mohon idenë e xhihadit me qëllim që t’i bëjë muslimanët lojalë ndaj qeverisë angleze e cila e kishte kolonializuar Indinë, ngase ideja e xhihadit të cilën e kishin përqafuar disa injorantë muslimanë i pengonte nga lojaliteti ndaj anglezëve. Për këtë thotë në shtojcën e librit të tij: “Shehadetul Kuran”, botimi i gjashtë dhe faqja 17, siç vijon: “Unë besoj se sa më shumë që shtohen pasuesit e mi dhe të shtohet numri i tyre do të pakësohen ata që besojnë në xhihadin, ngase besimi se unë jam Shpëtimtari (Mesihu) apo Mehdiu e dikton mohimin e Xhihadit.” (Shiko gjithashtu shkresën e Prof. Nedeviut të publikuar nga Liga Botërore Islame, fq: 25)

E pasi që Këshilli i Akademisë së Fikhut shqyrtoi këto dokumente dhe dokumente të tjera të shumta të cilat qartazi tregojnë doktrinën e besimit të sektit të Kadijanive, pikënisjen, principet dhe synimet e saj të rrezikshme në rrënimin e besimit Islam autentik dhe largimin e muslimanëve nga ajo me qëllim të konvertimit dhe devijimit. Për këtë, Këshilli unanimisht ka vendosur që:

–          Doktrina e besimit të sektit Kadijani dhe të quajtur gjithashtu si Ahmedi, është doktrinë tërësisht jo islame.

–          Ata që e përqafojnë këtë sekt janë mosbesimtarë dhe kanë dalë nga feja Islame.

–          Shfaqja (pretendimi) e pjesëtarëve të këtij sekti si muslimanë bëhet me qëllim të devijimit dhe mashtrimit.

Këshilli i Akademisë së Fikhut njofton se muslimanët e kanë obligim qoftë si qeveri apo dijetarë, shkrimtarë apo mendimtarë, thirrës dhe të tjerë që t’i kundërvihen këtij sekti  të devijuar dhe pjesëtarëve të tij në të gjithë botën.

Allahu është i Vetmi që jep sukses!

 

Nr:KryetariNënkryetariAnëtarët
1. 

 

Abdullah b. Humejd

(Kryetar i Këshillit  të Lartë Gjyqësor në Arabinë Saudite)

 

 

Muhamed Alij El Harekan

(Sekretari gjeneral i Ligës Botërore Islame)

Abdul Aziz b. Abdil-lah b. Baz
2.Muhamed Mahmud Es Savvaf
3.Muhamed Salih El Uthejmin
4.Muhamed b. Abdil-lah Es Subejjil
5.Muhamed Reshid Kabbani
6.Mustafa Ez Zerka
7.Abdul Kuddus El Hashimi En Nedevi
8.Muhamed Reshidi

 

Akademia e Fikhut Islam – pranë Ligës Botërore Islame

 

Përktheu: Mr. Driton Lekaj