Nga Kisha katolike – Anne – Muslimane e devotshme (ngjarje në mars 2015)

Anne është 24 vjeçe dhe pranoi Islamin një muaj më parë.

Udhëtimi i saj drejt Islamit është mahnitës. Lexojeni dhe frymëzohuni këtu

Emri im është Anne, jam 24 vjeç dhe pranova Islamin në fund të muajit mars 2015.

Udhëtimi im kthehet prapa në edukimin tim si një krishtere katolike në Britani të Madhe. Vëllai im dhe unë ishim të dhënë pas edukimit që nga ana e nënës sime, familja e së cilës ishin Katolik kurse babai i saj ishte jashtëzakonisht i devotshëm.

Shkollat që kam ndjekur gjatë kohës që po rritesha ishin katolike, dhe kisha një detyrim të madh të edukimit dhe të besimit ndaj tyre. Megjithatë, si një fëmijë fillova të bëj pyetje që më bënim të ndjehem e tradhtuar dhe fajtore në të njëjtën kohë. Gjatë vitit të dytë (isha në moshën 6 vjeçare) ne ishim duke bërë përgatitjet për Kungimin e parë të Shenjtë ( lidhjen shpirtërore), premtimi i dytë i tre premtimeve të inicimit për katolikët (pagëzimi, kungimi dhe konfirmimi). Pas Kungimit të parë të Shenjtë, një katolik mund të marrë pjesë në meshë në kishë dhe të ha bukën dhe verën që prifti e transformon me bekimin e tij në trupin dhe gjakun e Krishtit. Përgatitjet për Kungimin tim të parë përfshinin shkuarjen në klasa për të mësuar në lidhje me Jezusin, Biblën, kishën dhe mënyrën katolike të jetësës. Gjithashtu përfshinte shkuarjen në Confesion ( Rëfim ), për herë të parë në jetën time.

Ne ishim të gjithë duke pritur në rresht jashtë kishës, duke na thirrur të gjithve një nga një për të biseduar me priftin për mëkatet tona. Vazhdova rrugën drejt altarit dhe u ula në shkallët afër priftit, e shqetësuar në lidhje me atë se çfarë mund të them se kisha bërë në javët e mëparshme. Ai foli për një kohë rreth faljes dhe pastaj më pyeti se çfarë mëkati kisha bërë. Më kujtohet ndjenja e të zënurit ngushtë dhe hutimi që pata, unë isha  grindur pak me vëllaun tim, por ne ishim bërë sërish miq. A isha unë një person i keq? A kisha bërë mëkate dhe nuk dija për ta? A e kam gënjyer priftin kur i thashë se nuk kam bërë me të vërtetë një mëkat? Unë i thashë priftit se e kisha goditur vëllain tim atë javë, por se i kisha kërkuar falje për të. Prifti vazhdoi të më pyesë i vendosur për të më treguar se unë isha një mëkatare. U largova me një ndjenjë të tradhtisë e cila do të qëndrojë brenda meje për një kohë të gjatë.

Gjatë gjithë fëmijërisë sime kam pasur pyetje gjithnjë e më shumë. Përse ishin aty fotot e shenjtorëve? Pse ka një statujë të Virgjëreshës Mari? Si e dimë ne se si duket Jezusi? Është buka vërtet trupi i Jezusit? A kam lindur me mëkat? A është Jezusi Zot? Çfarë ëshë Shpirti i Shenjtë, dhe çfarë është Triniteti? A është kjo një lloj substance e tipit të gazit? Pse gjithçka është tek ari? Pse katolikët nuk mund të përdorin kontracepsion? Pse nuk mund të divorcohen katolikët? Kam qenë shumë e hutuar deri në vitet e adoleshencës kur mora vendimin për t’u larguar nga feja ime. Përderisa të gjithë miqtë e mi të shkollës kishin Konfirmimin e tyre në Kishë, unë nuk pranova. Nuk mund të gënjej Perëndinë për atë që unë besoj.

Më pas, injorova fenë. Nëse feja është ky konfuzim, po mendoja, atëherë unë nuk dua të jem pjesë e saj. Nuk mund ta vë në gjimnastikën mendore. Megjithatë, kurrë nuk mund të sjellë veten time në atë gjendje e të them se Perëndia nuk ekzistonë, kështu që u bëra agnostik ( skeptik ).

Gjatë kohës së adoleshencës, prindërit e mi u divorcuan pas shumë vite të abuzimit nga im atë në shtëpi. Babai im kishte një aferë dhe më në fund po shkonte, pak kohë që unë isha bërë 14 vjeçe. Gjithashtu kam pasur një kohë shumë të vështirë të provave në shkollë sepse baba im ka mësuar atje. Kam qenë ndryshe nga fëmijët e tjerë, shenja që tregojnë se isha shumë e pakënaqur. U bëra një objektiv i lehtë për ngacmim. Mamaja ime po kalonte një kohë të vështirë emocionale dhe nuk ishte në gjendje të kujdeset për mua dhe vëllain tim me një kujdes të mahnitshëm që ajo e bënte kur ishim të vegjël. Koha e darkës u bë një kujtim i largët dhe vetëm për disa ditë ushqim të vetëm kishim ndonjë sanduiç ose drithëra. Familja ime ishte prishur tërësisht, prindërit e mi u bënë të panjohur për mua dhe kjo për shkak të turpit që baba im i bëri familjes time. Unë nuk isha në gjendje të besoj në miqtë e mi të shkollës për tju treguar atyre se çfarë po ndodhte në shtëpi. U futa në internet për të shpëtuar nga problemet e mia, për të shprehur lëndimin në jetën time, dhe të shpikë një Anne, një person ndryshe që bashkëmoshatarët e mi e kishin parë në shkollë.

Përmes një miku të veçantë (koment i rëndësishëm nga publikuesi i artikullit: në vazhdim do të lexoni disa ngjarje që realisht nuk kanë të bëjnë aspak me islamin, p.sh. Ky miku i saj bashkëpunon me xhind ose shfaqja në ëndërr etj…, themi se arsyeja pse nuk i kemi larguar këto detaje nga ngjarja është që të ruhet origjinaliteti i saj, përndryshe, ai person duhet të ketë qenë anëtar i ndonjë sekti të devijuar i cili edhe pse i devijuar e donte islamin në tërësi dhe i fliste asaj mirë për të. Gjithsesi në ditët e sotme ka shumë raste ku një jomysliman pranon islamin dhe shkak është ndonjë person i devijuar mysliman, qoftë ai devijim në besimin e tij ose në veprat e tij, por kjo nuk d.m.th se edhe personi që pranon islamin të jetë i atillë, ngase ky i dyti tani me sapo ka pranuar islamin dhe ai nuk ka pranuar devijimin e atij ose këtij personi, për islamin e vërtetë. Tani  mund ta vazhdoni leximin e ngjarjes…) në internet kam mësuar diçka rreth Islamit. Ne do ta quajmë atë ‘Y’ për hir të anonimitetit të tij. Kemi folur ndonjëherë për fenë, por është vështirë të them se kemi biseduar në mënyrë të posaçme për Islamin pasi ai e mbajti besimin e tij shumë privat. Koha po kalonte dhe ndodhën shumë gjëra që përfundimisht më çuan mua në një marrëdhënie me Y në moshën 23 vjeçe. Ndonjëherë kemi folur për Islamin dhe unë fillova të bëhem mjaft e dhënë pas besimit. Nuk kishte asnjë Trinitet, as prift, nuk ka rrëfim dhe historia e Jezusit ishte intelektualisht mjaft e kënaqshme. U ndjeva sikur dikush kishte kthyer dritat pas një kohe të gjatë. Papritmas një numër i madh i njerëzve në botë të cilët në të vërtetë kishin rënë dakord me mua, por unë nuk e kisha ditur se ata ekzistonin! Dhe gjatë gjithë kohës jam ndjerë si një person i tmerrshëm për të pasur pyetje.

Për fat të keq, nuk mora hapa aktiv drejt Islamit për veten time. Marrëdhënia ime me Y ishte shumë e tensionuar. Atij nuk i pëlqente e kaluara ime romantike dhe ndryshimi i trazuar nga të qenit miq të internetit drejt një marrëdhënie personale i kishte lënë gjurmët e saj. Ai më tha se kishte informacione nga xhinët që i kishin sugjeruar se unë nuk isha një vajzë shumë e mirë, dhe se gjithçka luante në mendjen e tij. Ai dinte gjëra rreth ngjarjeve në jetën time për të cilat mua nuk më kujtoheshin që kanë ndodhur. Ndonjëherë, kur më fliste për Islamin e ndjeja poshtërues dhe mospërfillës, dhe qëndrimi i përgjithshëm i Y-së ndaj meje ishte tallës dhe gjykues. Si e tillë, unë kurrë nuk do të kisha pranuar Islamin përpara se ai të largohej nga jeta ime. Nuk doja të ndryshojë fenë time në një mënyrë që do ta bënte atë të ndjehet si ai kishte të drejtë në lidhje me mua dhe unë nuk e dija nëse më pëlqente Islami thjesht sepse më pëlqente ai. Ishin gjërat e tij, jo të miat. Përveç kësaj, edhe në qoftë se do ta pranoja Islamin, ai do të vazhdonte të më mbante në dyshim.

Së fundi, marrëdhënia jonë ishte prishur dhe nuk jemi parë me njëri-tjetrin, por ishim kthyer për të folur herë pas here online. Zemra më ishte thyer dhe një natë në tetor të vitit të kaluar shkova në shtrat duke i kërkuar pyetje Perëndisë. Kam kërkuar të di se çfarë duhet të bëj për Y, dhe diku në zemrën time ishte Islami, pyetja e vërtetë që ende nuk kisha përgjigje

Atë natë pashë një ëndërr shumë të fuqishme. Ndodhesha në një breg të një lumi dhe doja të kaloja në anën tjetër sepse isha në rrezik të afërt. Një grua e lig, e cila dukej si nëna ime, ndodhej jashtë për të më marrë mua. Afër meje ishte një fëmijë i vogël, bjonde, e cila dukej si unë kur isha e vogël, ajo po më pyeste nëse mund të vinte me mua. I thashë se ishte më e sigurt për të, që të qëndrojë, atëherë bëra një lëvizje drejt greminës, buzë lumit. Pasi e mora afër fillova të zhytem në një moçal dhe për pak të mbytem. Uji në moçal ishte i zi dhe i trashë me pjesë të një trupi të vdekur, thonjë dhe flokë. “Po mbytem! Kjo është ajo!” Po mendoja, dhe fillova të përshkohem deri sa kam gjetur veten në buzë të lumit. U kapa për moçali dhe sa u bëra gati të hidhem mbi gardh, i cili ruante lumin, kur një fytyrë e madhe u shfaq para meje. Ishte fytyra e një njeriu aq të bukur të cilin e pyeta mos ai ishte burri im. Faqet e tij ishin të shquar, toni i tij i lëkurës ishte një kafe e artë dhe sytë e tij ishin të shëndritshëm me një të kaltërt të pasur. Nuk ishte një model lundrues përpara kësaj fytyre, flokët e tij të jepnin përshtypjen sikur tërhiqen nga lart dhe kishte mjekër.

Kur e pyeta se kush ishte ai vetëm uli shikimin poshtë dhe më injoroi. Ai po fliste vazhdimisht në një gjuhë që nuk e kuptoja. Po mbaja pyetjet e mia deri sa më në fund më tregoi diçka. Ishte  nëna e perlës amulet ( amulet është një objekt karakteristikë e të cilit është fuqia e atribuar për të mbrojtur të zotin e tij nga rreziku ose dëmi), me pesë vija horizontale dhe pesë duart pak të gdhendur në fund të çdo rreshti. Kjo natyrisht nuk do të thotë asgjë për mua dhe iu ktheva përsëri duke i thënë që nuk e kuptoj. Pas pyetjes time përsëritëse ai u bë i padurueshëm, zëri i tij u rrit dhe u kthye duke shikuar në sytë e mi dhe ulëriti fjalën ‘Kohë’, në mua. U befasova dhe u zgjova.

Ishte ora 04:30 ose aty rrotull. E dija se kjo ëndërr ishte e rëndësishme dhe kisha një ndjenjë se kjo kishte të bëjë me Zotin ose Islamin. Po për ‘Islamin’, ‘fjalët’, ‘duart’, ‘pesë’, ‘margaritari’, kërkova në telefonin tim dhe gjeta disa përgjigje. Isha ulur në në errësirë, duke medituar mbi pesë shtyllat, dorën e Fatimes, u ndjeva mjaft e befasuar. Drita në telefonin tim u fik. Po qëndroja ende ulur dhe duke menduar në errësirë, kur një dritë si rrufe ndriçoi në cep të dhomës time. Mora telefonin tim për ta ndezur dritën me qëllim për të parë se nga vjen drita dhe se çfarë ishte. Asgjë nuk kishte aty. Askush në shtëpi nuk ishte zgjuar. Drita në telefonin tim u fik përsëri dhe po vështroja. Drita u kthye dhe ndriçoi edhe një herë më shumë!

Të nesërmen u zgjova dhe i tregova mamit tim në lidhje me ëndrrën dhe se unë po shkojë të lexoj Kur’an. U përpoqa të kapë Y, i vetmi mysliman që dija, për të parë se çfarë mendon ai për ëndrrën time. Ai nuk kishte asgjë për të thënë dhe më tha që ta mbajë atë për veten time. Y dhe unë ndaluam duke folur, ndërsa unë fillova të lexoja

U zhvendosa në një qytet tjetër ku kam takuar shumë motra muslimane që më kanë ndihmuar me fenë time. Ata më kanë ndihmuar të deshifroj ëndrrën, por interpretimi që kam pasur nuk ishte shumë i kënaqshëm. Së pari, një motër më tha se profeti Muhamed savs me dha perlën e mëposhtme të urtësisë: “Jepuni përparësi pesë gjërave përpara pesë të tjerave: rinisë tuaj para pleqërisë; shëndetit tuaj para sëmundjes; pasurisë suaj para varfërisë; kohës së lirë para asaj të zënë dhe jetës tuaj para vdekjes”. Dhe gjithë kohën e humba duke patur një marrëdhënie të dëmshme me Y dhe ndjehesha shumë krenare të pranoj se Islami ishte i drejtë. Kam mohuar realitetin në kohën më të madhe.

Një motër tjetër më ka treguar për Suren el-Asr, për të cilat një anëtar HODT (burimi i artikullit) më ka sugjeruar të shikojë Tefsir nga Ustadh Nouman Ali Khan. Në video kam gjetur se si ai fletë gjerë e gjatë për njerëzimin “mbytjet në humbje “, dhe kohën që nuk e keni kur ju po mbyteni. Në thelb, ne jemi të gjithë duke u mbytur në humbje pasi neve po na mbaron koha e premtuar nga Allahu. Kam dëgjuar se kjo sure e Kur’anit është përshkruar shpesh si përfundimtare në Islam, që e bën atë më të mrekullueshme se ajo që më është sugjeruar në ëndrrën time.

Pra, kjo ishte për mua. Ishte vetëm një çështje kohe deri sa deklarova shehadetin me ndihmën e motrave që  më kanë ndihmuar aq shumë MashaAllah.

Faleminderit për leximin! Shpresoj që udhëtimi im është një frymëzim për dikënd që po kalon kohë të vështira e të mos humb besimin e tij. Jeta është rrugë me kthesa, kurrë nuk do ta dini se në çfarë mund të shndërohet! Anne

Përktheu: Ferizate Ramadani

Burimi origjinal: hadithoftheday.com

Burimi shqip: www.FejaeVertete.com