Hulumtim: Vizitat në spital ndihmojnë në shërim më të shpejtë të pacientëve

Ohio, 17 tetor – Hulumtuesit e Universitetit amerikan Ohio kanë zbuluar se pacientët që kuroheshin pas operimeve dhe gjatë asaj kohe kanë pasur kontakte me miq dhe familjarë të tyre, janë shëruar më shpejtë dhe më lehtë i kanë ndier dhimbjet.

“Kontakti fizik social ka ndikim në sjellje dhe psikologji”, thanë hulumtuesit.

Rezultatet do të mund ë ishin të rëndësishme për miliona persona që vuajnë nga dhimbjet lidhur me nervat, e që ndryshe quhet edhe neuropati periferike. Kjo sëmundje është shpesh e lidhur me diabetin, traumat dhe dëmtimet e kurrizit, transmeton Veçernji list. 

“Të dhënat tregojnë se rrethina ndikon shpesh jo vetëm në sjellje, por edhe në gjendjen psikike të shkaktuar nga dëmtimet neurologjike”, deklaroi Courtney DeVries nga Universiteti Ohio.

I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Nuk ka musliman që e viziton një vëlla (të sëmurë) në mëngjes, vetëm se shtatëdhjetë mijë engjëj dërgojnë salavate mbi të derisa të bie mbrëmja, e nëse e viziton në mbrëmje, shtatëdhjetë mijë engjëj dërgojnë salavate mbi të derisa të agojë mëngjesi, dhe ai do të ketë një kopsht në Xhenet.” [Tirmidhiu, 969]

Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush viziton një të sëmurë, apo një vëlla për Allahun, thërret një zë(melaike) duke u lutur për të (për të mira të dunjas, dhe vazhdimësi të tyre dhe për të mira në ahiretit),vetëm se ka përgatitur një shtëpi në xhenet”. Hadith i mirë (Sahih el Xhami’i 6387).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

“Myslimani vazhdon të jetë në hurfet e xhennetit deri sa të kthehet nga vizita e të sëmurit. I thane: çka janë hurfet? Tha: frytet e xhenetit”. (Muslimi).

www.FejaeVertete.com