Arsyeja #2 – Shkaku i gjithësisë = Zoti? (A kemi arsye të mira për të besuar?)

Diskutimi ynë, deri më tani, ka dhënë arsye të mira për të besuar se duhet të ketë patur një shkak të gjithësisë. Megjithatë, nuk na shpjegoi shumë për atë se çfarë është ky shkak.

Por, në qoftë se mendojmë thellë për natyrën e shkakut – e njohur si analizë konceptuale -, mund të konkludojmë se duhet të jetë shumë i fuqishëm, pasi që ai solli në ekzistencë tërë gjithësinë dhe, ai duhet të jetë:

 

Një…

Shkaku i gjithësisë duhet të jetë një shkak i vetëm, për disa arsye.

Një argument tërheqës për të mbështetur këtë pohim, është përdorimi i parimit racional të quajtur “Brisku i Okamit”. Ky parim, zakonisht përkufizohet si “Shpjegimi më i thjeshtë, është shpjegimi më i mirë”. Në terma filozofikë, parimi urdhëron që entitetet të mos shumohen përtej nevojës. Kjo do të thotë se, ne duhet t’i mbështesim shpjegimet të cilat nuk krijojnë më shumë pyetje se sa përgjigje. Në rastin e shkakut të gjithësisë, nuk kemi dëshmi për të pohuar shumëllojshmëri të tij, me fjalë të tjera, më shumë se një shkak, por edhe sikur të pretendonim një gjë të tillë, do të fitonim më shumë pyetje se sa përgjigje.

 

I Pashkak dhe i Përhershëm…

Shkaku i gjithësisë duhet të jetë i pashkak, në sajë të absurditetit të një prapavajtjeje të pafund, me fjalë të tjera, një zinxhiri të pacaktuar shkaqesh.

Për të ilustruar këtë më mirë: Sikur shkaku i gjithësisë të kishte një shkak, dhe ky shkak të kishte një shkak ad infinitum (deri në pafundësi), atëherë nuk do të kishim një gjithësi për ta diskutuar në rradhë të parë. Për shembull, paramendoni sikur një shitës aksionesh, në një podium tregtie, në vendin e shkëmbimit të aksioneve, të mos ishte në gjendje të shiste ose të blinte aksione para se të kërkonte leje nga investitori, pastaj ky investitor të duhej të kërkonte leje nga investitiori i tij dhe kështu të vazhdonte përgjithmonë. A do t’i shiste tregtari ndonjëherë aksionet e tij, ose a do të blinte ndonjë? Përgjigja është “Jo!”. Në dritë të ngjashme, në qoftë se e zbatojmë këtë logjikë mbi gjithësinë, do të duhej të përcaktonim një shkak të pashkak, në sajë të kësaj domosdoshmërie racionale.

Megjithatë, disa filozofë dhe shkencëtarë, pretendojnë dhe thonë: “Pse shkaku të mos jetë vetë gjithësia?” dhe “Pse të mos mbarojë shkaku me vet gjithësinë?” E pra, problemi me këto pretendime është se, këto do të nënkuptonin se gjithësia e ka shkaktuar vetveten, gjë që është absurde, sepse, si mundet që diçka të ekzistojë dhe të mos ekzistojë në të njëjtën kohë? Përfundimisht, do të ishte iracionale të pretendojmë se çdo gjë që fillon të ekzistojë, e shkakton vetveten!

 

Jomaterial…

Shkaku duhet të jetë jomaterial, pasi që ai krijoi çdo gjë.

Nëse logjikoni mbi ndonjë gjendje të ekzistencës fizike, do të vini në përfundim se ajo gjendje e ekzistencës fizike, i detyrohet një gjendjeje tjetër të saj, ndërsa ajo gjendje, i detyrohet një gjendjeje tjetër dhe, do të vazhdoni kështu, por nuk do të mund të shkoni prapa deri në gjendje tw pafundme të ekzistencës fizike. Duhet të ketë një fillim për tërë gjendjen e existencës fizike. Prandaj, konkluzioni logjik është se, origjina e gjithë krijimit, duhet të jetë një gjendje jo-fizike.

Pas të menduarit në lidhje me natyrën e shkakut të gjithësisë, vijmë në një kuptim të mrekullueshëm, i cili i përmban të gjitha atributet themelore tradicionale të Zotit monoteist, pra se, Ai është një, i përhershëm dhe jomaterial. Por, çfarë arsye kemi, që të pohojmë se një fe e caktuar është e vërtetë? Kjo na shpie të diskutojmë mbi Kuranin, librin që e besojnë muslimanët, i cili është arsyeja jonë e tretë që na shtyn të besojmë.

Një Arsye