7 – Shenjat e Zotit (Feja e vërtetë e Zotit)

Gjatë gjithë jetës së tij, nga fëmijëria deri në vdekje, njeriut i shfaqen shenjat e Zotit të vetëm dhe të vërtetë derisa t’i bëhet e qartë se ekziston vetëm një Zot i vërtetë (Allah). Zoti thotë në Kur’an:

“Ne do t’u bëjmë atyre të mundshme të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre derisa t’u bëhet e qartë se ai (Kurani) është i vërtetë.” (Fussilet, 53).

Në vijim po japim një shembull të shenjave të Zotit për t’ia bërë të qartë një njeriu gabimin e adhurimit të idhullit.

Në rajonin juglindor të xhunglës amazonike në Brazil, në Amerikën e Jugut, një fis primitiv ngriti një kasolle për të vendosur idhullin e tyre kryesor, që quhej Skuatç, i cili përfaqësonte Zotin suprem të të gjithë krijimit. Të nesërmen një djalosh hyri në kasolle për të nderuar zotin dhe ndërsa ishte në sexhde, e cila i ishte mësuar nga Krijuesi dhe

Furnizuesi i tij, një qen plak i zgjebosur e plot pleshta u përvodh në kasolle. Djaloshi ngriti kokën pikërisht në momentin kur qeni ngriti këmbën e tij dhe urinoi mbi idhullin. I tërbuar djaloshi e përzuri qenin nga aty. Kur zemërimi iu shua, e kuptoi se idhulli
nuk mund të ishte Zot i Universit. Sado e çuditshme të duket, urinimi i qenit mbi idhull ishte një shenjë prej Zotit për djaloshin. Kjo shenjë përmbante mesazhin hyjnor se ai po adhuronte diçka të rreme. Si përfundim, këtij njeriu iu dha një zgjedhje: ose të kërkonte Zotin e vërtetë, ose të vazhdonte në gabim.

Allahu përmend në Kur’an kërkimin e Pejgamberit Ibrahim për Zotin si një shembull se si ata që i ndjekin shenjat e Tij do të udhëzohen drejt:

“Edhe kështu Ibrahimit ia mundësuam t’i shohë madhësitë e qiejve e të tokës për t’u bërë edhe më i bindur.
E kur atë e mbuloi nata, ai pa një yll e tha: “Ky është Zoti im!” E kur u zhduk ai (perëndoi), tha: “Unë nuk i dua ata që humben.” Kur e pa hënën të porsalindur tha: “Ky është Zoti im!” E kur perëndoi ajo, tha: “Nëse Zoti im nuk më udhëzon, unë do të jem prej njerëzve të humbur!” Kur e pa diellin të lindur tha: “Ky është Zoti im, ky është i madh!” E kur ai perëndoi, tha: “O populli im, unë jam i pastër nga ajo që ju i shoqëroni!” Unë me veten time i drejtohem Atij që krijoi qiejt dhe tokën, larg besimeve të tjera; unë nuk jam prej atyre që i përshkruajnë shok!” (En’amë, 75¬79).

Siç u përmend edhe më herët, Pejgamberët janë dërguar në çdo komb dhe fis për të mbështetur (fuqizuar) besimin natyror njerëzor në Zot dhe prirjen e lindur të tij për ta adhuruar si dhe për të riforcuar të vërtetën hyjnore në shenjat e përditshme të shfaqura nga Zoti. Edhe pse një pjesë e mirë e mësimeve të Pejgamberëve u shtrembëruan, pjesë të caktuara që tregojnë mesazhet e frymëzuara nga Zotin kanë mbetur të paprekura dhe kanë shërbyer për të udhëhequr njerëzimin në zgjedhjen mes së drejtës dhe së gabuarës. Ndikimi i mesazheve të frymëzuara nga Zoti në kohëra mund të shihet në “Dhjetë Urdhëresat” e Tevratit të fesë judaike, të cilat më pas u adoptuan nga mësimet e Krishterimit, gjithashtu edhe ekzistenca e ligjeve kundër vrasjes, vjedhjes dhe e tradhtisë bashkëshortore në shumicën e shoqërive anembanë botës moderne dhe antike.

Si pasojë e shenjave të Zotit për njerëzimin, të kombinuara me Shpalljen e Tij nëpër kohëra nëpërmjet Pejgamberëve të Tij, i tërë njerëzimi ka pasur shansin të njohë Zotin e vetëm dhe të vërtetë.

Rrjedhimisht, çdo shpirt do të mbajë përgjegjësi për besimin e tij në Zot dhe pranimin e fesë së vërtetë të Zotit, pra Islamin, që do të thotë nënshtrim i plotë ndaj vullnetit të Allahut.

Pjesë e shkëputur nga libërthi “Feja e vërtetë e Zotit” të autorit Dr. Bilal Philips