Ahmed Deedat befason publikun me përgjigjen e tij rreth kryqëzimit

Ahmed Deedat befason publikun me përgjigjen e tij rreth kryqëzimit

Ahmed Deedat është me prejardhje nga Afrika, një musliman i cili e kaloi një pjesë të gjatë të jetës së tij në studimin e Biblës dhe të fesë krishtere në përgjithësi. Ai është i njohur për debatet e tij publike me përfaqësues të kishës katolike dhe me priftërinj të ndryshëm. Përveç kësaj shpesh zbërthen tema të ndryshme që kanë të bëjnë me të krishterët dhe krishterimin në përgjithësi dhe pas simpoziumit pranon pyetje nga publiku, edhe kësaj radhe pranoi një pyetje nga një i ri i cili mundohet ta arsyetojë kryqëzimin e Jezu Krishtit (Isait alejhis-selam) i cili sipas të krishterëve është kryqëzuar për t’u flijuar për mëkatet e njerëzve. Ky është një nga besimet bazë i të krishterëve sipas të cilëve nëse beson se Jezusi u flijua për pastrimin e mëkateve të njerëzimit duke filluar nga mëkati i Adamit (Ademit alejhisselam) dhe i të gjithë njerëzve pas tij, do të mjaftojë që të shpetosh dhe të të pastrohen mëkatet. Mirëpo feja islame e demanton këtë besim duke u argumentuar me shumë ajete nga Kurani Fisnik dhe shumë hadithe profetike.
Një ajet i shumë-përsëritur në Kuran thotë: “se askush nuk do t’i mbartë gjynahet e tjetrit dhe se njeriu do të ketë vetëm atë për të cilën ka punuar”

 

www.FejaeVertete.com​

Përgjigjia më e shkurtër dhe më bindëse në lidhje me parullën krishtere "Jezusi erdhi që të flijohej për mëkatët e njerëzimit", nga Ahmed Deedat.#Shpërndaje – FejaeVertete.com

Publié par FejaeVertete.com sur mercredi 22 mars 2017