Kush janë Nusajritë (vrasësit e muslimanëve në Siri)?

 

Nusajritë, ose siç kanë dëshirë të quhen – Alevitë –  janë një sekt i devijuar i cili beson se Aliu radijAllahu anhu është vet Zoti.

Ky sekt për herë të parë doli në shekullin e tretë hixhri dhe quhet kështu për shkak të themeluesit të tij Muhamed Ibn Nusajr En-Numejri.

Ky sekt gjatë gjithë historisë ishte në luftën kundër muslimanëve, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi; në kohën e luftës me Tatarët i prenin muslimanët së bashku me të, ndërsa në kohën e kryqëzatave kristiane i bënin kurthat kundër muslimanëve që të masakroheshin nga kryqëzatat dhe gjatë tërë historisë vetëm e presin mundësinë për t’i masakruar muslimanët, ngase ta vrasësh një musliman, në besimin e tyre do të thotë se je më i devotshëm dhe më i lartë, ndërsa kanë dashuri të fortë me Hebrenjtë dhe të krishterët, me të cilët po ashtu i lidhin shumë nga besimet e tyre.

Sa më i pamëshirshëm të tregohesh ndaj muslimanëve aq më i lartësuar dhe vlerësuar do të jesh!

Disa nga besimet e tyre:

Para se gjithash po e përmendi se Nusajritë si dhe grupet e tjera të Batinive kanë një besim të përzier nga të gjitha fetë, më së shumti kanë nga Filozofia e vjetër greke, Hinduizmi, Budizmi, Zoroastrianizmi (Zjarrputizmi), Hebraizmi, Krishterimi dhe shumë sekte të tjerë më të vogla.

  • Ata besojnë se Zoti hyri në Aliun radijAllahu anhu dhe tani Aliu është vet Zoti, pastaj hyri edhe në djalin e tij Husejnin (për të cilin në librat e tyre thonë: O Husejn o zot i të gjitha botëve, dhe i nga emrat më të shpeshtë të tyre janë: Abdu-Ali, Abdu-Husejn – rob i Aliut, rob i Husejnit…), por jo vetëm kaq, ata besojnë se zoti hyri edhe në imamët e tyre të tjerë.
  • Disa prej tyre thonë se Aliu hyri Hënë dhe u bënë një, kështu që e madhërojnë Hënën dhe thonë se Hëna është Aliu, ndërsa grupi tjetër thotë se Aliu hyri në diell, kështu që dielli është Aliu.
  • Nusajritë ashtu sikur edhe grupet e tjera të Batinive besojnë se për çdo tekst në Kuran ka një kuptim të fshehur të cilin e dinë vetëm dijetarët e tyre, ndërsa populli nuk i kupton ato dhe duhet ti pasojë dijetarët në mënyrë të verbër.
  • Nusajritë nuk besojnë në Ditën e Gjykimit, as në Xhennet e as në Xhehenem. Ata besojnë në Riinkarnim (ang.: Reincarnation. Rimishërim – pas vdekjes del shpirti nga një trup dhe shkon në një trup tjetër, ky është besim i hindusëve).
  • Besojnë në një trini (trinitet) të ngjashëm me atë të të krishterëve dhe thonë: Allahu hyri në Aliun, Muhamedin (sal-lallahu alejhi ue selem) dhe Selman El-Farisiun ((arsyeja pse e madhërojnë dhe adhurojnë Selman El-Faresiun dhe e përmendin atë në të gjitha tekstet e tyre është se ai ishte Persian para se ta pranonte Islamin, ndërsa Nusajritë në esencë fenë e tyre e kanë të bazuar në Zjarrputizëm por edhe vet popullin persian dhe i urrejnë muslimanët sepse ata e çliruan Persinë nga idhujtaria dhe erdhën me Islamin, ndërsa Omeri ishte në atë kohë Halife për këtë arsye nuk ka për Nusajritë njeri më të urryer se sa Omeri radijAllahu anhu, ndërsa Aliu thoshte “Nuk e urren Omerin askush përveç mynafikut)) – Për këtë arsye mund të gjesh në librat e tyre shkronjat (ع.م.س.) dmth: (A.M.S.) = (Ali – Muhamed – Selman).
  • Ata thonë: Ali e ka krijuar Muhamedin, ndërsa Muhamedi Selmanin, ndërsa Selamni universin (besim i filozofëve të vjetër grekë i cili thotë se “i vjetri” i cili ekziston vetvetiu e krijoi planetin tjetër e ky tjetrin e kështu më radhë, ndërsa i fundit i krijoi qiejt dhe tokën)
  • Besojnë në pagabueshmërinë e Imamëve të tyre dhe se vetëm ata i dinë të fshehtat e teksteve fetare.
  • Nusajritë e lejojnë dhe veprojnë homoseksualizmi dhe e shenjtërojnë verën (Kjo ngase nëse njeriu arrin deri në homoseksualizëm atëherë çdo gjë mund të bësh me të, ndërsa alkooli të ndihmon për këtë dhe thonë se zoti hyni në verën)
  • Gruaja është e pa fe dhe nuk ka të drejtë të mësoje asgjë nga fshehtësitë e besimit të tyre.
  • Ndalohet rreptësisht të emërohet fëmija i tyre: Ebu Bekër ose Omer.
  • Thuhet se e falin një namaz, por nuk ka as sexhde e as ruku në atë namaz.
  • Kanë me dhjetëra festa të marra nga fetë e tjera.

Cilat janë shkallët e tyre të mashtrimit:

Në këtë pikë do t’i përmendi disa shkallë që i përdor një Nusajri-Batini për ta nxjerrë një person nga Islami në sektin e tij – Nusajri. Vlen të përmendet se ky sekt edhe pse në fillet e tij doli nga Shiitët por tani janë aq larg Shiitëve në mosbesim sa që edhe vet Shiitët i shpallin jobesimtarë Nusajritë dhe nuk i duan ata (Tjetër është politika, sepse për politikë edhe të krishterët po i duan hebrenjtë të cilët – sipas tyre – e kryqëzuan zotin e tyre), kështu që Nusajriu mundohet ta kthej ose myslimanin ose Shiitin në sektin e tij idhujtar.

  1. Fillimisht, nusajriu i cili do të bëhet thirrës duhet të jetë shumë epshor, i mençur në imagjinatë dhe ëndërrues, në mënyrë që çdo përrallë t’ia thotë si të vërtetë. Dhe duhet ta provoj me çdo viktimë metodën e posaçme.
  2. Shkalla tjetër ka të bëj me dashamirësinë. Nëse e sheh se personi po ka dëshirë të dëgjojë përralla dhe tregime atëherë organizojnë ndeja, rrinë natën gjithë duke treguar përralla të shpikura dhe tregime të pavërteta por interesante, e tëra kjo që të duhet tregimtari nusajri.
  3. Pastaj vazhdojnë me hilet e parashtrimit të pyetjeve të dyshimta. Tani pasi i ka treguar shumë përralla dhe tregime, fillon t’i fus dyshime në besimin e tij përmes pyetje të paarsyeshme dhe të dyshimta si: p.sh.: Pse Allahu ka thënë Elif-Lam-Mim, Ha-Min dhe të ngjashme në fillim të disa sureve? Pse gruaja me periodë duhet ta zëvendësojë agjërimin e jo namazin? Pse Xhenneti i ka 8 dyer, ndërsa Xhehenemi 7? Pse qiejt janë 7 e nuk janë 6 ose 5? Pse fytyra e njeriut është ne këtë formë, e pse, e pse… derisa ta bëj të mendojë për çdo gjë si të dyshimtë. Dhe pasi të arrijnë që personi të futet në lojë duke nxjerrë pyetje të reja dhe duke u interesuar edhe më shumë për to, atëherë vjen faza tjetër:
  4. Hilja e komentimit – I thotë, mos u ngut, se për çdo gjë ka shpjegim. Tani pasi ia mbushi kokën për një kohë të gjatë vetëm me pyetje pas asnjë lloj përgjigje dhe e bëri kureshtar duke e ditur se tani më ky do të pranojë gjithçka për shkak se nuk beson më në asgjë me bindje të plotë por ka dyshime në çdo gjë. I thotë mos u ngut, kjo fe është shumë e ndershme që të ngutesh në të, çdo gjë e ka shpjegimin e vet – por nuk i thotë “fshehtësitë”, sepse kështu dëshiron që t’ia zgjojë kureshtjen edhe më shumë – ndërsa nëse e sheh se nuk po i interesojnë përgjigjet e këtyre pyetjeve e ndërpret thirrjen e tij dhe largohet, por nëse e sheh të etur dhe të uritur për t’i njohur këto “fshehtësi” atëherë vazhdon duke i treguar për ajetet e besëlidhjes dhe e merr shembullin e besatimit nën hijen e pemës në marrëveshjen e Hudejbijes derisa t’ia kërkojë betimin se do ta mbajë sekretin, nëse refuzon largohet prej tij, nëse pranon vazhdon me fazën tjetër.
  5. Kjo fazë përfshinë marrëveshjet gojore me teskte të gjata dhe mallkime për atë që e thyen atë.
  6. Tani u afruam thuajse në fazën me të rëndësishme: Hapjen e disa të fshehtave. Por kjo i ka disa nënshkallë:
    • Duhet të kujtojmë se nga besimet e tyre është se gënjeshtra është mjet i lejuar dhe i kërkuar për t’i devijuar të tjerë nga feja e tyre, andaj në fillim i flet se njerëzit në përgjithësi nuk i kuptojnë gjërat, ndërsa duhet të kthehemi në Kuran dhe te Ehli Bejti (familja e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem dmth: Aliu me bijtë e tij dhe bijtë e tyre më pas) dhe se Imamët pas tyre i ruajtën këto fshehtësi dhe se për çdo gjë ekziston përgjigjja, por ajo është te Imami dhe nuk mund ta dëgjojë çdokush.
    • Pastaj ia sqaron se e tëra që është në Kuran ka kuptime të fshehta, ndërsa kuptimet e qarta të Kuranit janë vetëm për njerëzit e thjeshtë (Nga kjo lind edhe emri Batini; që i bie i brendshëm ose i fshehtë, ngasë Batinitë besojnë se çdo fjalë në Kuran ka kuptime të fshehta që nuk i di askush përveç Imamit të tyre i cili është i mbrojtur nga gabimi dhe fjala e tij është fe).
    • Nuk e paraqet vetën se është kundër të gjithë muslimanëve, por e paraqet dashurinë ndaj Ehli Bejtit.
    • Pastaj i thotë se e fshehta është shumë e qartë, por është aq precize sa që njerëzit e thjeshtë nuk e kuptojnë dhe e kundërshtojnë.
    • Nëse e sheh se ky po pajtohet, se shumica do ta kundërshtonin të vërtetën, fillon dhe i merr për shembull disa dijetarë Shiit-Rafidi dhe i thotë: Filani dhe filani e dinë të fshehtën dhe janë prej neve por e mbajnë të fshehur (d.m.th. i marrin për shembull njerëzit e mëdhenj dhe të njohur, që viktima të mendojë se të gjithë qenkan kështu sikur ky por e mbajnë të fshehur.
    • Ia tregon fshehtësinë e sektit të vet të devijuar dhe ndikimin e tyre si dhe armiqësimin me të tjerët (muslimanët) etj…
    • Në fund duhet ta dijë çdokush që thërret në këtë se nuk duhet të qëndrojë shumë në të njëjtin vend, sepse pasi t’ia ketë treguar fshehtësinë (por bëhet fjalë për fshehtësinë e besimeve të tyre të kota, jo fshehtësitë që viktime mendonte se do t’i gjente, shih pyetjet më lartë për ta kuptuar!) ka mundësi që del në shesh çështja e tij dhe e kërkojnë për ta vrarë. Kështu ua shkatërrojnë njerëzve besimin dhe i lejnë endacak rrugëve…
  7. Nëse të gjitha këto i ka pranuar, tani ia mëson se si të arrijë të bëhet i madh në sektin e tyre duke ia mësuar si ta devijojë tekstin e Kuranit nga kuptimet e tij të qarta!
  8. Faza e fundit ka të bëjë më zhdukjen e çdo lloj besimi që kishte më parë në Islam dhe me shfuqizimin e obligimeve fetare, sepse tani më ka arritur deri te e vërteta ndërsa nëse e kupton të vërtetën, më nuk e ka obligim as namazin, as agjërimin e as asnjë obligim fetar, është i lirë të bëjë çfarë të dojë.

Këto janë metodat e tyre për t’i mashtruar njerëzit drejt sektit të tyre, ose të paktën për t’i devijuar ata nga rruga e tyre, ngase nuk wshtw me doemos që personi të bindet në fenë e nusajriut, por e domosdoshme është që ai të humbë nga udhëzimi!

Ajo që vlen të përmendet është se ky sekt ka shumë festa dhe ahengje të pista ku bëjnë zina (amoralitet) dhe homoseksualizëm. Këta e dinë, por edhe e tërë bota e di, se po u përhapë homoseksualizmi në një shoqëri, atëherë mund të bësh çfarë të duash me ta, sepse ai që ia lejon këtë punë vetës nuk ka më personalitet dhe bëhet rob i yti. Për këtë arsye mund të shihni ndonjëherë edhe në Youtube në video të ndryshme se si veprojnë këta njerëz kur tubohen, i detyrojnë pasuesit e tyre ta nënçmojnë vetën e tyre në çdo mënyrë. Hedhja në baltë, ngrënie insektesh ose kafshësh për së gjalli etj… Këto janë që ta zhdukin çdo gjë natyrale tek njeriu e më pas e bëjnë rob. Ndërsa kulmi i këtyre është vet homoseksualizmi pas të cilit njeriu më nuk ka kufi në kryerjen e veprave të ndyra ndërsa vera i ka efektet e veta të cilat e rrisin epshin dhe nxisin në fshrenim!

E lus Allahun e Lartësuar me Emrat e Tij te bukur dhe me Cilësitë e Tij te përkryera, që të na e ruajë këtë besim të pastër islam, të jetojmë dhe të vdesim me të, dhe t’i shkatërrojë të gjithë batinitë-nusajritë dhe miqtë e tyre kushdo dhe kudo qofshin ata! Amin!

Përgatiti: Liridon Tërstena

30.04.2016